Abissnet Superiore/ Dy duele të forta ulin siparin e javës së tretë, zerohet faktori “fushë”
Java e tretë e Superiores do të ulë siparin ditën e sotme me dy duelet interesante që do të luhen në mbrëmje prej orës 20:00.
Dinamo do të jetë pritëse në “Elbasan Arena”, ndaj Elbasanit të Roberto Bordin, në një përballje që pritet të jetë tepër e luftuar. Interesant është fakti se verdheblutë do të luajnë në stadiumin e tyre si skuadër mike, teksa mbështetja e tifozerisë së zjarrtë nuk do të mungojë, duke u shndërruar në një armë të fortë për Elbasanin.
Ndërkohë paralelisht në orën 20:00, luhet në “Niko Dovana” të Durrësit edhe dueli tjetër mes Tiranës dhe kampionëve të Egnatias.
Rrogozhinasit vijnë pas 2 triumfesh radhazi, ndërkohë që Tirana ka siguruar 2 barazime në 2 javët e para. Skuadra e Bledi Shkëmbit është në kërkim të fitores së parë, teksa rrogozhinasit e Tetovës duan vazhdimësinë.