Wed, Nov 27, 2024

Guardiola ngre në “qiell” sulmuesin norvegjez: Asnjë mbrojtës në botë nuk e ndal dot Haaland-in, edhe nëse kanë “armë” me vete

  • PublishedSeptember 1, 2024

Manchester City vijon të dominojë. Skuadra e Pep Guardiolës është një “makineri” perfekte, pasi arriti të merrte fitoren e 3-të në po 3 ndeshje, kësaj rradhe në transfertën ndaj West Ham.

“The Citizens” u udhëhoqën sërish nga norvegjezi Erling Haalan, që realizoi një triplet, duke demonstrtuar edhe njëherë se ky mund të jetë sezoni i tij. Ai e çeli serinë e golave që në minutën e 10-të. Skuadra e “hammer”” reagoi shumë shpejtë, teksa barazuan shifrat pas autogolit të Dias në minutën e 19-të. Por Haaland ishte vetëm në fillimin e “show” të tij, teksa në minutën e 30-të lëshoi një të majtë potente që nuk mund të kishte asnjë destinacion tjetër, veçse të ndalej në rrjetë.

Në pjesën e dytë, miqtë menaxhuan shumë mirë rezultatin dhe mbyllën llogaritë, sërish me norvegjezin për golin e 3-të, 7 minuta nga fundi.

Mançester Siti udhëheq Premier Ligën me 9 pikë të plota pas 3 javëve, duke përfituar kështu nga hapi fals i Arsenalit, që barazoi më herët në “shtëpi” ndaj Brighton, me rezultatin 1-1.

Pas takimit shumë i lumtur u shfaq Pep Guardiola, i cili nuk ngurroi t’i thurr elozhe Haalandit, pasi ky i fundit ishte sërish deçiziv me tre golëshin e tij: Ai po bën gjithçka shumë mirë. Ai qëndon 20 minuta më shumë në fushë, pas përfundimit të seancave stërvitore. Haaland dëshiron të jetë sa më shumë i furnizuar me pasime nga shokët e skuadrës, më pas ai bëhet i pandalshëm. As një qendërmbrojtës në botë, qoftë edhe nëse ka një armë me vete, nuk e ndal dot Erling Haaland, përfundoi duke buzëqeshur, tekniku spanjoll Guardiola.

AlbaniaWeb.net