Tue, Nov 26, 2024

Detaje nga takimi informal i qeverisë në Dajt/ Mbledhja e ndarë në disa blloqe, më i rëndësishmi ai i komunikimit! Fokusi, zgjedhjet e 2025-ës

  • PublishedSeptember 1, 2024

Detaje të reja janë zbuluar nga takimi informal i kryeministrit Edi Rama me kabinetin qeveritar

Gazetari i AlbaniaWeb.net, Muhamed Veliu në edicionin e orës 12:00 theksoi se qëllimi primar i mbledhjes ka të bëjë me zgjedhjet e vitit 2025.

Mbledhja është e ndarë në disa blloqe, ai social, i drejtorëve dhe i komunikimit.

“Qëllimi primar i mbledhjes ka të bëjë me zgjedhjet e 2025 se si ministrat do të komunikojnë para dhe gjatë fushatës në këtë takim informal krahas institucioneve janë edhe  krerët e komisioneve parlamentare, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, nënkryetari i Kuvendit. përfshi edhe drejtorët e institucioneve të varësisë në Kryeministri. Kjo mbledhje është e ndarë në disa blloqe, blloku social ku përfshihet siguria, mbrojtja, blloku i drejtorëve ku do të tregohen prioritetet dhe blloku i komunikimit, i cili është më i rëndësishmi.

Kryefjalë e kësaj mbledhje është komunikimi se si do komunikojnë në funksion të zgjedhjeve. Vetë Rama ka shprehur mbështetjen për të fituar dhe qeverisur mandatin e katërt.

Mbledhja parashikohet të zgjasë deri në orën 18:00 dhe nuk dihet nëse R$ama do të preferojë të ketë një komunikim me mediat. Kujtojmë se në të shkuarën pas takimit informal në Shëngjin, Rama zhvilloi një konferencë për shtyp”, tha Veliu.

 



AlbaniaWeb.net