Orgesa Zaimi tregon momentin delikat në familje: Ishte javë e vështirë
Këngëtarja Orgesa Zaimi ka ndarë me ndjekësit e saj një situatë të vështirë që i ka ndodhur në familje.
Përgjatë këtyre ditëve, ajo ka ndarë shpesh postime nga spitali ku ka qenë pranë të atit, por pa bërë asgjë të qartë.
Mesa duket në postimin e fundit, gjendja e tij ka qenë paksa delikate duke shqetësuar të gjithë familjen që ka kaluar një moment të vështirë. Mirëpo duket se çdo gjë ka kaluar e i ati është në gjendje të mirë.
‘Ka qenë një javë e vështirë për familjen time por me besimin e plotë në Zot dhe me ndihmën e jashtëzakonshme të doktor Arben Beqirit dhe gjithë stafit të QSUT, babi ia doli. Faleminderit!’-shkruan këngëtarja.