Sun, Nov 24, 2024

Nesër fillon shkolla, shqiptarët e Kosovës mbyllin pushimet. Fluks automjetesh në pikën kufitare të Morinës

  • PublishedSeptember 1, 2024

Shqiptarët e Kosovës përfunduan pushimet në bregdetin tonë këtë fundjavë, pasi nesër, atje nis viti i ri shkollor 2024-2025.

Shumica e pushuesve nga Kosova kanë menduar të përfundojnë pushimet verore pasi fillojnë punën normalisht në institucionet e tyre. Për pasojë, në rrugën e Kombit ka patur gjatë gjithë ditës qarkullim të shtuar të automjeteve ndërsa në pikën kufitare të Morinës janë krijuar radhë.

Falë marrëveshjes së lirë mes dy pikave kufitare kalimi në Morinë është lehtësuar ndjeshëm, duke reduktuar kohën e pritjes. Të gjitha sportelet kanë punuar me kapacitet të plotë.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë muajit gusht nga pika e kalimit kufitar të morinës kanë hyrë  rreth 162 mijë shqiptarë të Kosovës dhe 830 mijë shtetas të huaj.

Megjithëse pushimet zyrtare kanë përfunduar, edhe gjatë muajit shtator priten pushues të shumtë nga Kosova, kryesisht gjatë fundjavave.



AlbaniaWeb.net