Sun, Nov 24, 2024

Një i vdekur dhe pesë të plagosur! Konflikti i armatosur në Kosovë, kush janë të lënduarit në gjendje të rëndë

  • PublishedSeptember 2, 2024

Konflikti i armatosur në Kosovë i kanë marrë jetën një personi, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Të plagosurit janë Salih Sekiraqa, Robert Llumnica, Korab Gashi, Fatos Abazi dhe Valdrin Ademi. Ata ndodhen në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Aktash të Prishtinës, mbrëmjen e së dielës.

Policia është duke realizuar kontrolle të rrepta para QKUK-së, ku po trajtohen të plagosurit.

Mediat në Kosovë raportojnë se të shtënat dyshohet se kanë qenë pasojë e konfliktit midis familjeve Sekiraqa dhe Capat. Nga familja Capa, disa muaj më parë është plagosur një person.

Policia e Kosovës ka aktivizuar Unazën e Çeliktë, duke shtuar kontrollet në vende të ndryshme.



AlbaniaWeb.net