“Çfarë nuk hoqa kur i thashë të duam në PS”, Rama nuk kursen batutat me ministren Kushi: Shko e ha dreka me burrin e Evisit, jo se e pyeste shumë, por…
Gjatë turit të tij të falënderimit, kryeministri Edi Rama është ndalur në Elbasan ku gjatë falënderimeve i është drejtuar edhe ministres së Arsimit, Evis Kushi, për të cilën nuk i ka kursyer batutat.
Rama u shpreh se në fillimi Kushi ishte e ndrojtur, ndërsa tregoi se për ta bindur t’i bashkohet PS-së i është dashur të hajë dreka me burrin e saj, edhe pse sipas tij “nuk është se e pyeste shumë”.
Kryeministri vijoi duke thënë se duhej pyetur edhe burri i Kushit për të marrë në konsideratë propozimin e tij, ndërsa shtoi se nuk e dinte se çfarë burri tjetër mund të pyeste.
“Dua të falënderoj zyshën, Evisin. Evisi i ka dhënë Elbasanit një përmasë tjetër me figurën e saj, me modestinë e saj dhe përkushtimin e saj e integritetin, por edhe me gojëtarinë e saj. E keni parë që në fillim ça kam hequr kur i thashë Evis duam të të marrim në PS. O zot o zot, shko e ha dreka me burrin e Evisit dhe bëj jo pse po si bëhet. Jo se e pyeste shumë burrin, por duhej pyetur dhe burri që i thoshte shiko çfarë thotë kryetari.Kjo nuk e di ça burri tjetër pyeste, nuk e di. Në fillim ishte e ndrojtur, sot është një shembull dhe u ka dhënë të gjitha grave të qytetit shembullin që me integritet”, u shpreh Rama.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–