Wed, Nov 27, 2024

Kosova U21, nisin përgatitjet për ndeshjen me Izraelin, situata e grupit

  • PublishedSeptember 2, 2024

Ekipi i Kosovës U21 ka nisur sot grumbullimin për ndeshjen e ardhshme kualifikuese për Euro 2025, që do të zhvillohet në Hungari kundër Izraelit.

Atmosfera në kampin e Dardanëve të rinj është shumë e mirë. Ky është takimi i parë pas 6 muajve për ndeshjen e ardhshme.

Përzgjedhësi Afrim Tovërlani në stërvitjen e parë kishte në dispozicion shumicën e futbollistëve, përveç Arian Llugiqit, Bleron Krasniqit dhe kapitenit Valon Zumberi, të cilët janë të lënduar dhe në fazën e rikuperimit.

“Është një mundësi për të tjerët të tregojnë vlerën e tyre në mungesë të këtyre lojtarëve” tha Tovërlani.

Ai në listën e tij ka numër të madh të futbollistëve nga Superliga e Kosovës, teksa tha se kjo është si rezultat i rritjes së kualitetit në kampionatin vendor.

“Fillimisht, nuk ka ndarje të futbollistëve nga liga e Kosovës dhe nga vendet jashtë Kosovës. Do të mundohem gjithmonë që të jem korrekt dhe t’i thërras ata të cilët tregojnë më së tepërmi dhe janë në formë” u shpreh ai.

Kosova U21 garon në grupin D të kualifikueseve evropiane, së bashku me Gjermaninë, Poloninë, Izraelin dhe Estoninë.

AlbaniaWeb.net