Wed, Nov 27, 2024

Teknikat e reja të operacioneve/ Realizohet bypass në zemër me teknologjinë e përparuar

  • PublishedSeptember 2, 2024

Prof Dr. Albi Fagu ka sjellë për herë të parë një teknikë të re të  kirurgjikale të bypassit në zemër e cila aktualisht përdoret vetëm në pak klinika në botë.

Bëhet fjalë për ndërhyrje jo më me hapje në kraharor dhe ku funksioni i zemrës stopon. Por në këtë rast zemra lihet në punë. Në dy javë janë operuar tre pacientët e parë në spitalin Shefqet Ndroqi dhe ndërhyrja ka ka rezultuar me sukses.

“Deri më tani ka funksionuar metoda tradicionale me hapje 15- 20 cm dhe ku zemra del nga funskioni dhe dy organet zemër mushkëri lidhen me një aparaturë me qarkullim jashtë trupit“-u shpreh Prof Dr. Albi Fagu – kardiokirurg Spitali Shefqet Ndroqi.

Por si kryhet kjo ndërhyrje ?

“Është një ndërhyrje që bëhet ndërmjet brinjëve 7 cm ku zëmra punon. Kjo bën që të ulët përqindja e infeksioneve në plagë nga 5 % që thotë literatura nën 1 %.”

Ndërhyrja kirurgjikale zgjat vetëm dy orë dhe pacienti për 3-4 ditë lë ambientet e spitalit. Brenda 5 viteve kjo teknikë pritet të zëvendësojë teksnikën standarte të përdorur deri më tani e cila ka shfaqur edhe dëmtime .

“Zakonisht plaga me infeksion. Për shkak se dy  organet zemër mushkëri lidhen me aparat qarkullues jashtë trupit shpesh jep dëmtime të trurit”.

Kardiokirugu Prof Albi Fagu e sjell këtë risi nga Uniklinikum Freiuburg në Gjermani ku punon prej 11 vitesh si specialist në kirurgjinë kardiake dhe vaskulare dhe ku vazhdon bashkëpunimin në projekte shkencore, por prej dy vitesh i është bashkuar stafit të spitalit Shefqet Ndroqi.



AlbaniaWeb.net