“Komisioner i përhershëm për integrimin e rajonit”/ Rama në Bled: Kur Putin pushtoi Ukrainën, BE kuptoi që po jeton në një botë paralele
Kryeministri Edi Rama, në Forumin Strategjik të Bledit, përshëndeti propozimin për të pasur një komisioner të përhershëm të zgjerimit për vendet e rajonit.
Kryeministri theksoi se rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
“U ndjeva i inkurajuar, sepse më në fund dëgjova dikë të thotë atë që e them që ditën e parë. Ishte puna e Putinit. Atij iu desh të pushtonte një vend për të ndihmuar BE-në të kuptojë që po jeton në një botë paralele. Një vit më parë, këtu në Bled, von der Leyen, premtoi planin e ri të rritjes që tani është vënë në rrugën e duhur. Duhet të bëjmë të gjithë punën për të qenë të gatshëm për të hyrë në BE. Të marrim më shumë instrumente e të hyjmë në më shumë hapësira të BE-së. Është një moment, ku ndihem ku ndihem pozitiv për BE-në”.
AlbaniaWeb.net