Wed, Nov 27, 2024

“Asnjë dënim”, klubi kuqezi “mbyll njërin sy”, për sjelljen në fushë të dyshes Theo-Leao

  • PublishedSeptember 3, 2024

Në shtëpinë e “Djallit” e konsiderojnë të mbyllur çështjen “Theo-Leao”. Dyshja u pa në Olympico, në sfidën me Lazion, gjatë “cooling break”, të qëndronin larg shokëve të tjerë të ekipit, gjatë kohës kur tekniku Fonseca po jepte udhëzimet e tij skuadrës. Një shenjë e qartë revolte e dyshes ndaj teknikut portugez të kuqezinjve, për shkak se ky i fundit nuk i aktivizoi ata që prej fillimit ne ndeshje.

Sipas burimeve pranë klubit nga Milanello, si Theo po ashtu edhe Leao, pas ndeshjen kanë patur mundësinë për t’u sqaruar me teknikun Fonseca. Sipas asaj që thuhet në media, të dy futbollistët nuk kanë asgjë kundër trajnerit, por thjesht dëshira shumë e madhe për të zbritur prej fillimit në fushën e lojës, i shtyu të mbanin atë qëndrim, qëndrim i cili u komentua me nota shumë negative nga mediat në Itali, pasi ishte një gjest që tregonte mungesë respekti jo vetëm ndaj trajnerit, por edhe ndaj klubit.

Gjithsesi tek Milan, duket se kanë “mbyllur njërin sy”, pasi nga sa bëhet me dije nuk do të ketë asnjë gjobë apo masë tjetë disiplinore ndaj lojtarëve, me klubin që e konsideron çështjen të zgjidhur. Pavarësisht kësaj, sjellje e Theo-s dhe Leao-s, la vërtetë një shije shumë të hidhur tek i gjithë mjedisi sportiv, e ndoshta marrja e masave nga klubi kuqezi, mund të shërbente edhe si një shembull, për futbollistët e tjerë në të ardhmen.

AlbaniaWeb.net