U përfol për një largim të mundshëm, mesfushori qëndron te kuqezinjtë
Ismael Bennacer mbetet në Milano dhe do të jetë pjesë e projektit të Paulo Fonseca. Me mbylljen e merkatos arabe, e cila e tundoi lojtarin për një kohë të gjatë, Bennacer përfundimisht qëndron tek kuqezinjtë.
Siç thekson La Gazzetta dello Sport, pavarësisht se ai është konsideruar një nga lojtarët që mund të largohet, trajneri Fonseca po mendon seriozisht t’i besojë një vend futbollistit. 26-vjeçari, luajti 20 ndeshje në sezonin e kaluar, ku shumë prej tyre i nisi nga stoli.