Sun, Nov 24, 2024

“Autoritetet e Kosovës duhet të tregojnë maturi”, Basha: Dënoj me forcë dhunën ndaj KFOR-it, policisë së Kosovës dhe mediave

  • PublishedMay 29, 2023

Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës.

Basha ka dënuar dhunën  ndaj trupave të KFOR, policisë së Kosovës, si edhe ndaj mediave, duke theksuar se dialogu është e vetmja rrugë për paqen mes vendeve.

REAGIMI:

Thellësisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Dënoj me forcë dhunën e paprovokuar ndaj trupave të KFOR, Policisë së Kosovës dhe mediave. Për këdo është e qartë se kush është i interesuar për dhunë dhe destabilizim.

Autoritetet e Kosovës duhet të tregojnë maturi në këtë situatë të tensionuar dhe të veprojnë në koordinim të pandarë me aleatët tanë, SHBA , BE dhe NATO. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE dhe i mbështetur nga SHBA me rezultat njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është e vetmja rruga për paqe dhe stabilitet dhe për një jetë më të mirë për shqiptarët dhe serbët në Kosovë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.