Thu, Nov 28, 2024

Veliaj u jep shtëpi, qeveria medalje dhe shpërblim, medalistët i dhurojnë Ramës suvenirin e veçantë (Batutat)

  • PublishedSeptember 4, 2024

Sahit Prizreni, presidenti i Federatës së Mundjes, i ka dorëzuar kryeministrit Edi Rama një suvenir me hartën e Shqipërisë, ndërsa ka shprehur bindjen se arritjet e deritanishme nuk do të mbeten me kaq, por do të vijojnë.

Ky moment është shfrytëzuar nga kreu i qeverisë për të bërë batuta, duke iu drejtuar Prizrenit me fjalët: Do të të thonë e bleu nën dorë.

“Kjo është simbolikë e vendit tonë që të mos na harrosh, ajo që ka ndodhur ka qenë e madhe por jam e sigurt që ajo që do të vijë do të jetë edhe më e madhe”, tha presidenti i Federatës së Mundjes.

Medalistët përveç shpërblimeve financiare, morën shpërblim edhe shtëpi, duke qenë se do të jenë tashmë rezident në Tiranë.

Dorëzimi i çelësave të shtëpive u bë nga kryebaskuiaku i Tiranës Erion Veliaj.

AlbaniaWeb.net