Surpriza e merkatos, ish-sulmuesi i Milanit drejt transferimit në…Iran
E ardhmja e Mbaye Niang mund të jetë në Iran. Ish-lojtari i Milanit kontribuoi për Empoli sezonin e kaluar, duke dëshmuar se ai është ende një sulmues që mund të bëjë diferencën.
Sipas informacioneve të raportuara nga Footmercato, Persepolis po përpiqet të siguronte shërbimet e Niang. Klubi nga Irani është gati të plotësojë dëshirat ekonomike të tij, e natyrisht duke i premtuar atij një vend titullari. Aktualisht, tratativat janë rrugën e duhur dhe marrëveshja mund të finalizohet shpejt.
(J.S/)