Argjentina nuk ndalet, thyen 3-0 Kilin, Dybala realizon me fanellën e Messi-t, Martinez flet për “Topin e Artë”: E meritoj (VIDEO)
Me apo pa Leo Messi, Argjentina është thjeshtë e pandalshme. Pas suksesit në Kupën e Amerikës, ekipi i Scalonit rikthehet në kualifikueset e Botërorit duke marrë një tjetër fitore, e 6 në 7 ndeshje, 18 pikë dhe vendi i parë në grupin e Amerikës së Jugut. Në “Estadio Monumental” të Buenos Aires, Argjentina mposhti Kilin me rezultatin e pastër 3-0.
Pas një pjese të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Argjentina kaloi në avantazh në minutën e 48-të me Alexis Mac Allister, mesfushori i Liverpool finalizoi me gol një aksion të bukur. Argjentina vuajti jo pak për të mbyllur llogaritë në këtë takim pasi goli i qetësisë erdhi në minutën e 84-të, ku Julian Alvarez me një predhë nga distanca dërgoi topin në rrjetë, një super gol nga sulmuesi i Atletico Madrid. Në shtesë ishte Paulo Dybala që sigloi shifrat përfundimtare në 3-0, një gol special pasi Dybala mbante të veshur fanellën me numrin 10-të.
Nuk arriti të realizonte në këtë takim, por Lautaro Martinez zhvilloi një ndeshje shumë të mirë për sa kohë kishte në fushë. Sulmuesi i Inter u ndal pas ndeshjes duke folur për nominimin e tij për Topin e Artë: “Për sezonin që kam zhvilluar mendoj se e meritoj të jem aty ku jam. Është hera e dytë që jam i nominuar në fazën finale për Topin e Artë, mendoj se kam kartat e duhura për të qenë aty”, u shpreh Martinez.
()