Ish-banori i “BBVK” po bëhet baba për herë të parë?
Verona dhe Buci, çift i njohur nga spektakli i famshëm “Big Brother Vip Kosova”, duket se po presin fëmijën e tyre të parë.
Sipas informacioneve nga Prive, Verona është në pritje të fëmijës së tyre të parë, një lajm që ka gëzuar shumë adhurues të çiftit.
Rikujtojmë që Buci ishte një prej lojëtarëve më të komentuar të formatit për shkak të angazhimit në lojë që kishte me Santianën, mirëpo siç duket afrimiteti i tyre nuk ndikoi në lidhjen e Bucit dhe Veronës.
Sakaq, lajmi që dyshja do të bëhen prindër ka marrë një vëmendje të madhe dhe është bërë një temë diskutimi.