Thu, Nov 28, 2024

Siguria në rrezik? SHBA po trajnon ushtarë për t’i nisur drejt Kosovës: Jemi falenderues për përkrahjen

  • PublishedSeptember 7, 2024

Mediat në Kosovë njoftojnë se faqja e internetit e përfaqësisë së ushtrisë amerikane në NATO ka publikuar një njoftim për qytetarë amerikanë të cilët do të marrin rrugën për të shërbyer në Kosovë.

Anëtarë të Gardës Kombëtare të Idahos do t’i bashkohen misionit të KFOR-it në Kosovë dhe para se t’i bashkohen misionit të NATO-s atje për një vit, ata do të trajnohen në Teksas. Në njoftim, nënvizohet se siguria dhe stabiliteti i Kosovës dhe rajonit janë të një rëndësie strategjike për aleancën.

Ky mesazh ka sjellë reagimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila shkroi në rrjetet sociale se “jemi  i falënderues për shërbimin dhe përkrahjen e çdo amerikani që shërben në vendin tonë dhe përkrah nesh”. Pak ditë më parë, forcat dhe mjetet e shtuara të KFOR u panë në urën e Ibrit në Mitrovicë, për një trajnim që siç u tha, po kryhet “për të testuar procedurat dhe për të ruajtur standardet më të larta operacionale”.

Pa dhënë më shumë detaje rreth tij, KFOR-i tha se “po e monitoron situatën e sigurisë në veri të Kosovës” dhe se “mbetet vigjilent”. Ky mision ka prani të përhershme në urën e Ibrit, që ndan Mitrovicën në jugun e banuar me shqiptarë dhe veriun me shumicë serbe.



AlbaniaWeb.net