Sun, Sep 22, 2024

Vllaznia në “hall”, titullari i dëmtohet që në pjesën e parë të miqësores

  • PublishedSeptember 7, 2024

Ardit Deliu ka lënë fushën e lojës në miqësoren e djeshme të Vllaznisë ndaj Otrant që në pjesën e parë, pasi ka pësuar një dëmtim.

Për të mos rrezikuar, stafi kuqeblu e ka zëvendësuar me Zaganjorin, ndërsa më shumë detaje në lidhje me shkallën e dëmtimit të mesfushorit do të mësohen sot.

Në pamje të parë nuk duket një dëmtim serioz, më shumë stafi ka menduar për ta ruajtur lojtarin para sfidës me Egnatian.

AlbaniaWeb.net