Mon, Sep 23, 2024

Goli i parë me Marokun, Brahim Diaz i lumtur: Falenderoj tifozët

  • PublishedSeptember 7, 2024

Të premten mbrëma Brahim Diaz do ta kujtojë gjatë. Në fushë me Marokun në ndeshjen kundër Gabonit , në ndeshjen vlefshme për kualifikueset e Kupës së Kombeve të Afrikës 2025, ai kontribuoi në fitoren 4-1, duke realizuar golin e tij të parë për kombëtaren.

Diaz u shpreh i lumtur pas ndeshjes, me një postim në profilin e tij në Instagram: “Jam shumë i lumtur me fitoren tonë sot dhe golin tim të parë me kombëtaren. Gjithashtu dua të falënderoj tifozët për mbështetje e madhe”- tha ai.

AlbaniaWeb.net