Tue, Sep 24, 2024

LIVE/ 25 minutë lojë, Ukrainë-Shqipëri, mungon goli në Pragë

  • PublishedSeptember 7, 2024

Ukrainë 0-0 Shqipëri

NATIONS LEAGUE / Pragë

Shqipëria nis sonte aventurën në Nations League, teksa sfidon Ukrainën në Pragë. Si trajneri i kuqezinjve, Sylvinho, ashtu edhe Rebrov, kanë vendosur për titullarët. Nga minuta e parë, për të dyja, skuadrat e nisin me më të mirët. Në ndeshjen e fundit direkte, ukrainasit fituan 1-4, në një sfidë miqësore.

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj.

UKRAINA: Trubin, Kabaiev, Matviyenko, Zabarnyi, Brazhko, Sudakov, Shaparenko, Konoplia, Tsygankov, Mykolenko, Yaremchuk.

Minutë pas minute:

20- Asllani kroson për Laçin, pa rezultat. Mbetet 0-0 ndeshja.

8- Rast i artë për ekipin e Sylvinhos, Mitaj shërben për Laçin, topi nuk përfundon në rrjetë.

7- Ritëm i ulët në minutat e para. Ekipet tregohen të kujdesshme.

1- Nis ndeshja.

 

(J.S/)

 

AlbaniaWeb.net