Tue, Sep 24, 2024

LIVE UKRAINË-SHQIPËRI/ Përmbysje në Pragë, Asani kalon në avantazh kuqezinjtë (VIDEO)

  • PublishedSeptember 7, 2024

Shqipëria nis aventurën e saj në Ligën e Kombeve, aty ku ndodhet në Grupin B1, teksa takimi i parë luhet me Ukrainën në Pragë.

Sylvinho ka ardhur në këtë duel me emra të njohur, por edhe të rinj nga lista e Europianit, teksa gjithashtu ky kompeticion mund të ndihmojë dhe për një vend në Botërorin e vitit 2026.

Kombëtarja kuqezi e mbylli me një pikë Europianin që lamë pas, aty ku ndodhej në Grupin B ose i njohur si “Grupi i Vdekjes” së bashku me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë, duke i krijuar problemeve këtyre ekipeve.

Nga ana tjetër, Ukraina grumbulloi katër pikë në Gjermani, por sërish doli e fundit për shkak të golavarazhit.

Ashtu siç “AlbaniaWeb.net” kishte raportuar më herët, Sylvinho ka zgjedhur ta nisë këtë takim me Strakoshën në portë, Hysaj, Ismajli, Kumbulla dhe Mitaj në mbrojtje, Asllani, Ramadani, Laçi në mesfushë, ndërsa Asani dhe Bajrami do të mbështesin Manajn në krye të sulmit.

Drejtësia në këtë takim do të vendoset nga gjashtë portugezë, në krye Luis Godinho.

LIVE:

UKRAINË 1-2 SHQIPËRI

Konoplya 49′ /  Ismajli 54′, Asani 66′

KOMENTI LIVE:

83′ Manaj provon me një gjuajtje me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit.

81′ Dy zëvendësime te Ukraina. Largohen Brazhko dhe Tsygankov. Në vendet e tyre futen Malinovskyi dhe Zinchenko.

77′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Bajrami dhe në vendin e tij futet Arbër Hoxha.

73′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Laçi dhe në vendin e tij futet Medon Berisha.

72′ Tre zëvendësime te Ukraina. Largohen Sudakov, Kabaiev dhe Shaparenko, në vendet e tyre futen Yarmolenko, Pikhalonok dhe Vanat.

67′ Asani shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

66′ GOOOL SHQIPËRI 1-2/ Manaj hedh një top në zonë me Laçin që e lë për Asanin dhe ky i fundit me të majtën e çon në rrjetë. (VIDEO)

65′ Sudakov godet nga distanca, me topin që shkon jashtë kuadratit.

62′ Ismajli provon me një gjuajtje me kokë, por topi kësaj radhe ndalet nga Trubin.

54′ GOOOL SHQIPËRIA 1-1/ Ismajli gjen topin në zonë pas një këndoreje dhe me të djathtën e çon drejt rrjetës. (VIDEO)

53′ Manaj provon me një gjuajtje nga distanca, por Trubin ndërhyn në mënyrën e duhur.

49′ GOL UKRAINA 1-0/ Konoplya godet me të parën dhe ndëshkon Strakoshën. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë!

45+1′ Mbyllet pjesa e parë e takimit!

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

44′ Brazhko godet me kokë, me topin që shkon shumë pranë kuadratit.

42′ Yaremchuk godet me të majtën brenda zonës, por Strakosha ndërhyn si duhet për t’i mohuar golin.

40′ Laçi bën një lëvizje mjaft të bukur me një gjuajtje me thembër, por topi tund vetëm rrjetën e jashtme.

39′ Asllani lëshon një predhë brenda zonës, me topin që ndalet nga Trubin.

31′ Asani merr një krosim në zonë dhe godet me kokë, me topin që nuk shkon në kuadrat.

20′ Asllani hedh një krosim të rrezikshëm drejt zonës, por Laçi dhe Manaj nuk merren vesh mirë me njëri-tjetrin dhe rreziku largohet nga zona.

19′ Tsygankov hedh një krosim drejt zonës, por topi shkon shumë larg kuadratit.

9′ Laçi merr një top në zonë nga Mitaj dhe godet me të majtën, por tentativa e tij shkon shumë pranë kuadratit.

1′ Nis sfida në Pragë!

FORMACIONET ZYRTARE:



AlbaniaWeb.net