Fitorja me përmbysje e Shqipërisë përballë Ukrainës, ja kush u shpall lojtari i ndeshjes
Shqipëria arriti një fitore fantastike përballë Ukrainës me përmbysje në Ligën e Kombeve, me rezultatin 1-2 dhe duke marrë tre pikë të rëndësishme në Grupin B1.
Protagonist absolut ishte Ardian Ismajli, i cili përveç golit të realizuar, ishte dhe një “mur” në mbrojtje, duke i mohuar gjithashtu një gol të sigurt ukrainasve.
Për këtë arsye, “Sofascore” ka vendosur që ta vlerësojë dhe me notën më të lartë, 8.3, duke u shpallur lojtari i ndeshjes.
Pas tij vijnë Rey Manaj me notën 7.6 dhe Asani me notën 7.5, të dy protagonistë te goli i dytë i përmbysjes.
Takimi i radhës për Shqipërisë do të jetë në 10 shtator në “Air Albania” përballë Gjeorgjisë, e planifikuar në orën 20:45.
AlbaniaWeb.net