Ismajli i rikthehet mungesës së aktivizimit në Euro 2024: Jam profesionist, e pranova vendimin e trajnerit, do të vazhdoj të jap maksimumin në Kombëtare
Ardian Ismajli ishte një nga lojtarët më të dalluar në fitoren kuqezi, 2-1 përballë Ukrainës në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, jo vetëm për golin e shënuar por dhe pwr ndërhyrjet e bëra në disa raste të krijuara nga kundërshtari. Pas ndeshjes autori i golit të barazimit u shpreh: “Kemi besuar se mund të fitonim, e dominuam Ukrainën, kishim mundësi të shënonim 3 apo 4 gola. E merituam plotësisht. Është normale që në minutat e fundit të tërhiqesh, sepse duhet të mbronim rezultatin dhe ia dolëm”.
Mungesa e minutave në Evropian – “Është e vërtetë që nuk kisha minuta në Evropian, por unë jam profesionist, e pranova vendimin e trajnerit me sportivitet. Gjithmonë kam dhënë maksimumin në Kombëtare dhe do vazhdoj ta bëj deri në fund. Mentalisht nuk kam qenë mirë, por më ndihmuan pushimet, më pas u rikthyem te skuadrat tona dhe u rikthyem si profesionistë të vërtetë”.