Wed, Sep 25, 2024

Tuna, në lidhje të re dashurie?

  • PublishedSeptember 8, 2024

Këngëtarja shqiptare Tuna ka nisur një romancë të re.

Edhe pse koncertet e shumta muzikore me Cozman ngjallën spekulime për një ribashkim mes tyre, reperi i mohoi këto aludime.

Sipas burimeve të emisionit ‘Prive’, Tuna është aktualisht në një lidhje me një djalë nga Shqipëria, i cili është më i ri në moshë.

Megjithatë, identiteti i partnerit të ri të këngëtares ende nuk është bërë publik. Kujtojmë se Tuna po kalon një kohë të madhe në Shqipëri, ndërsa pushimet verore zgjodhi t’i kalonte në jug të vendit.

E mesa duket partneri i saj po e ‘zhvendos’ në Shqipëri😉

Kujtojmë se Tuna ka dy fëmijë me ish-partnerin e saj, Patrik Berisha, vëllain e Robert Berishës.