Thyen rregullat, Kosova përjashton 3 lojtarë nga grumbullimi
Situata nuk është aspak e mirë te Kosova, teksa Federata ka njoftuar se ka përjashtuar 3 lojtarë, për shkak të thyerjes së rregullave.Bëhet fjalë për futbollistët, Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija.
Njoftimi:
Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata. Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listen e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita.
(J.S/)