Sun, Nov 24, 2024

Humbja me Shqipërinë “djeg”, trajneri i Ukrainës: Shpërdoruam shumë, rivali i një niveli të lartë

  • PublishedSeptember 8, 2024

Sergei Rebrov, numri një i pankinës së Ukrainës analizoi humbjen 1-2 ndaj Shqipërisë (Nations League).

”Me shumë mundësi sepse ne luajtëm ndaj një kundërshtari shumë të fortë. Shqipëria mbrojti kompakte dhe në mënyrë të organizuar, ishte e vështirë të gjeje hapësira. Ne u munduam të pasonim në zonën e rreptësisë, por për fat të keq nuk krijuam shumë raste në pjesën e parë. Po, Yaremchuk kishte një rast, Në pjesën e dytë ne kishim shanse, shënuam gol, mund të shënonim të tjerë. Për fat të keq, në futbollin në këto nivele, nëse nuk shënon, të shënojnë kundërshtarët”, tha trajneri ukrainas.

AlbaniaWeb.net