Thashethemet për largimin nga Kosova, Zhegrova: Fake News, e vërteta do zbulohet
Florent Muslija, Edon Zhegrova dhe Aro Muric u përjashtuan nga përfaqësuesja e Kosovës ditëm e sotme për thyerje të rregullave. Sipas asaj që shkruhet nga mediat, motivi kishte të bënte me faktin se lojtarët kishin frekuentuar së fundmi klubet e natës në Prishtinë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ylli i “Dardanëve”, Edon Zhegrova, ka reaguar duke thënë se janë thjeshtë thashetheme.
“Përshëndetje të gjithëve. Shpifje. Këto janë lajme të pavërteta dhe pa fakte. Do të flas në fushë së shpejti. Krenar #dardanet ❤️” – shkruan ai.