VIDEO/ Danimarka shumë e fortë, Serbia bie keq në Copenhagen
Pasi mundi Zvicrën në ndeshjen e parë te League A në Nations League, Danimarka triumfoi këtë të dielë 2-0 ndaj Serbisë. Ndeshja e luajtur në Parken Stadium (Copenhagen) u zhbllokua në minutën e 36-të, me anë të Gronbaek, i cili shfrytëzoi në maksimum një asist të Poulsen.
Në fillimin e pjesës së dytë, Puolos “vulosi” një herë e mirë fatet e takimit, duke vendesur kështu 3 pikët në kasafortë për të besuarit e Knudsen. Danezët kryesojnë grupin me 6 pikë, ndërsa Serbia është në vendin e 3-të me 1 pikë.
()