Sun, Nov 24, 2024

Ishte në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet 20-vjeçari në Sarandë

  • PublishedMay 30, 2023

SARANDË

Tentoi të vriste me mjet prerës (thikë), një shtetas, pas një konflikti të ndodhur ndërmjet tyre më 10 janar 2020, vihet në pranga 20-vjeçari i shpallur në kërkim.

Vihen në pranga edhe 2 shtetas të tjerë, pasi dyshohet se kanë përkrahur 20-vjeçarin, me qëllim fshehjen.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për një rast të krimeve kundër personit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Expose”, si rezultat i të cilit u lokalizua dhe u kap shtetasi Mufit Bushi, 20 vjeç, banues në Sarandë.

20-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë. Më datë 10.01.2020, në lagjen nr.4, Sarandë, shtetasi Mufit Bushi, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin R. A., të cilit i ka shkaktuar dëmtime të rënda.

Në kuadër të këtij operacioni, së bashku me shtetasin Mufit Bushi janë arrestuar edhe shtetasit Ismiraldo Hoxha, 26 vjeç dhe Mariano Bushi, 19 vjeç, pasi dyshohet se kanë përkrahur 20-vjeçarin që të fshihej.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.