Sat, Nov 30, 2024

Për herë të parë, Selena Gomez ndan dhimbjen: Nuk mund të bëj fëmijë

  • PublishedSeptember 10, 2024

Selena Gomez ka folur hapur për jetën e saj dhe pamundësinë për të lindur fëmijë në kopertinën e tetorit, për revistën Vanity Fair. Këngëtarja dhe aktorja 32-vjeçare u shpreh se nuk mundet që të lindë fëmijë, për shkak të problemeve shëndetësore dhe se kjo është diçka që e ka hidhëruar prej kohësh.

Nuk e kam thënë kurrë, por fatkeqësisht nuk mund të bëj fëmijë. Kam shumë probleme shëndetësore që do të rrezikonin jetën time dhe të fëmijës. Kjo është diçka të cilën e vuajta për njëfarë kohe”, tha ajo në një intervistë me Vanity Fair.

Gjithsesi, Selena tha se ka mundësi të ketë fëmijë, pasi ekziston birësimi ose surrogacia.

Jam në rregull me këtë. Më duket një bekim që ka njerëz të mrekullueshëm që janë të gatshëm të bëjnë surrogaci ose birësim, të cilat janë të dyja mundësi të mëdha për mua”, duke shtuar se ajo ka shumë dëshirë të bëhet nënë.

Jam e emocionuar se si do të jetë si rrugëtim. Në fund, nuk më intereson, pasi do të jetë fëmija im”, u shpreh Selena.

Selena foli gjithashtu edhe për dashurinë e saj me Benny Blanco-n dhe lidhjen e tyre, të cilën e konfirmoi në dhjetor të vitit 2023. “Nuk më kanë dashur kurrë në këtë mënyrë. Ai ka qenë thjesht një dritë në jetën time. Ai është shoku im më i mirë dhe më pëlqen t’i tregoj gjithçka”.