6 pikë në 2 ndeshje, Spalletti nuk e fsheh gëzimin: Bëmë një punë të shkëlqyer
2 ndeshje 6 pikë, 5 gola të shënuar 2 të pësuar, këto janë shifrat e Italisë në Ligën e Kombeve, numra që flasin qartë, Luciano Spalletti ka gjetur balancat e duhura brenda ekipit, po ndërton një skuadër që “ngroh” tifozët “azzurr”.
Pas suksesit kundër Francës, Izraeli ishte një tjetër test i rëndësishëm, por Italia e zgjidhi lehtë, me nga një gol për çdo pjesë duke pasur ndeshjen në kontroll në çdo moment.
Goli i avantazhit erdhi në minutën e 38-të, ku Dimarco futi një kros të fuqishëm në zonë, aty ku Frattesi me kokë e dërgoi në rrjetë. Në fraksionin e dytë ishte Kean që dyfishoi shifrat pas një topi të kthyer në zonë. Izraeli ngushtoi rezultatin në minutën e 90-të, por vetëm kaq pa mundur të prish festën e Italisë:
“Mirë edhe kështu. Frattesi-Kean, tani Italia është e vetme në krye”, shkruan Corriere dello Sport në faqen e parë.
6 pikë në 2 ndeshje janë shifra që kënaqin edhe Spallettin: “Bëmë punën tonë në mënyrë të shkëlqyer. Pashë një skuadër më shumë se të pjekur. Djemtë u treguan të zotë në aspektin taktik”, u shpreh Spalletti pas ndeshjes.
()