“Muajt kanë qenë të vështirë”/ Lajme të mira rreth shëndetit të Kate Middleton
Catherine, Princesha e Uellsit, ka zbuluar se ka përfunduar seancat e kimioterapisë për kancerin.
Ditën e djeshme ajo ka bërë të ditur se trajtimi i kishte dhënë asaj një perspektivë të re. 42-vjeçarja, gruaja e trashëgimtarit të fronit, princit William, iu nënshtrua një operacioni të madh abdominal në janar që zbuloi se ajo kishte kancer. Ajo filloi trajtimin kur e zbuloi.
Mbretëresha britanike publikoi një video përditësimi mbi gjendjen e saj.
“Ndërsa vera po mbaron, nuk mund t’ju them se çfarë lehtësimi është të përfundoj përfundimisht trajtimin tim të kimioterapisë,” tha ajo teksa vijoi:
“Nëntë muajt e fundit kanë qenë tepër të vështirë për ne si familje. Jeta siç e dini mund të ndryshojë në një çast dhe na është dashur të gjejmë një mënyrë për të lundruar në ujërat e stuhishme dhe rrugën e panjohur, “shtoi ajo.
Në videon, e cila u filmua në Norfolk, Anglinë Lindore princesha dukej mirë dhe e shëndetshme. Pamjet treguan familjen duke ecur nëpër pyll, duke mbajtur një shkop kriketi dhe top, dhe Kate e shtrirë në një plazh pranë William.
Kate tha se ajo dhe William ishin gjithashtu mirënjohës për mesazhet e mbështetjes që kishin marrë, duke shtuar se mezi priste të kthehej në detyrat publike kur të ishte në gjendje, megjithëse programi i saj për pjesën e mbetur të vitit do të mbetet më pak i ngarkuar.
“Edhe pse kam mbaruar kimioterapinë, rruga ime drejt shërimit dhe rikuperimit të plotë është e gjatë dhe duhet të vazhdoj ta marr çdo ditë siç vjen”, tha princesha, e cilësuar shpesh me emrin e saj të vajzërisë, Kate Middleton.
Gjendja e Kate u zbulua për herë të parë publikisht në një video-mesazh në mars pas javësh spekulimesh në mediat sociale për vendndodhjen dhe shëndetin e saj që kur ajo u shtrua në spital në janar për një operacion të paspecifikuar abdominal.
“Udhëtimi i kancerit është kompleks, i frikshëm dhe i paparashikueshëm për të gjithë, veçanërisht ata që janë më afër jush,“- tha Kate.