Lajm i mirë për Milanin, Alvaro Morata rikthehet në stërvitje
Lajm i mirë për Milanin dhe Paulo Fonsecan. Sipas raporteve të Sky Sport, Alvaro Morata është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të grupit, duke hedhur pas krahëve dëmtimin.
31-vjeçari u transferua me bujë në merkaton e verës te kuqezinjtë, nga skuadra e Atletico Madrid. Gjithsesi, aventura e tij në Milano nuk nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi u dëmtua.
Spanjolli Morata do të udhëheqë sulmin e Milanit në këtë sezon të Serie A, kampionat të cilin, lojtari e njeh mirë pasi më parë ka qenë pjesë e Juventusit.
(J.S/)