Inside Story/ Skema abuzive me rimbursimet, recetë fiktive 2 vite pasi pacienti kishte vdekur
Inside Story kontaktoi me disa nga mjekët që rezultojnë të jenë në këtë listë të lëshuesve të recetave për pacientë të vdekur, për të kuptuar se cilat janë arsyetimet e tyre.
Një prej mjekëve që ka lëshuar receta pas vdekjes së pacientit për një periudhë 2 vjeçare është Ilir Jana. Ai është mjek familjeje në Qendrën Shëndetësore numër 2 në Tiranë.
Pacienti i tij ka ndërruar jetë në datën 13.04.2019. Recetat për të kanë nisur të gjenerohen në datën 18 janar 2021 deri në datën 4 mars 2022. Bie në sy se të gjitha medikamentet janë blerë nëdy farmaci: Bio Plus dhe Medigreen.
“Është një fenomen që ndodh, është lidhja mjek depo farmaceutike, në bazë të recetës ata marrin përqindje apo udhëtime konferenca, firmat farmaceutike janë agresive në treg dhe janë të gatshme të blejnë jo vetëm mjekë, por edhe ministra qeveritare etj.”, u shpreh Eglantina Bardhi, Shoqata “Together for Life”.
I kontaktuar nga Inside Story, mjeku tha se për këtë rast në zyrën e tij është ushtruar kontroll nga Ministria e Shëndetësisë dhe është shqyrtuar me vëmendje kartela mjekësore.
Ai tha se e ka plotësuar vetë skedën e vdekjes,por mohon të jetë përgjegjës për recetat që janë ekzekutuar pas pacienti ndërroi jetë.
Mjeku Jani është i pari në listë edhe për numrin më të lartë të recetave me barna të rimbursueshme që ka dhënë për pacientët në Tiranë.
Në vitin 2022 vlera e medikamenteve të lëshuara prej tij është mbi 67 milionë lekë.Recetat e tij janë ekzekutuara sërish në farmacitë Bio Plus e Medigreen.
AlbaniaWeb.net