Partizani dhe Dinamo dhurojnë show, nuk ka fitues në derbi
Partizani dhe Dinamo barazuan 2-2 në derbin e luajtur në “Arenën e Demave”, takim ky i vlefshëm për elitën.
Dinamovitët realizuan me Itodo pas vetëm 5 minutash lojë, ndërsa të kuqtë u kundërpërgjigjën me Bintsouka.
Në fundin e sfidës, Rrapaj “tundi rrjetën” për të besuarit e Veselinoviç, por nuk ishte e thënë për të marrë 3 pikët, pasi Vila “vulosi” shifrat në 2-2. Kështu, trajneri i Dinamos, Ilir Daja, debuton me barazim.
Në ndeshjen tjetër, Elbasani mundi 1-0 Laçin.