Humbën rrugën duke eksploruar zonën e Jollës, policia e Pogradecit ndihmon 5 turistët çekë
Policia e Pogradecit u vjen në ndihmë 5 turistëve çekë, të cilët kishin humbur rrugën, duke eksploruar zonën e Jollës.
Bëhet me dije se pas njoftimit të marrë, efektivët kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin ku edhe kanë bërë të mundur gjetjen e turistëve.
Njoftimi:
Ditën e sotme, një grup punonjësish të Komisariatit të Policisë Pogradec, gjatë kontrollit të territorit, pasi kanë marrë njoftim se në fshatin Zgallë, njësia administrative Velçan,
5 turistë çekë kishin humbur rrugën duke eksploruar këtë zonë, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve.
Punonjësit e Policisë i kanë shoqëruar turistët dhe i kanë orientuar në rrugë, ku më pas ata kanë marrë edhe mjetet e tyre motorike. Turistët çekë kanë falënderuar punonjësit e Policisë, për ndihmën e ofruar.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–