Wed, Nov 27, 2024

Video/ Rudina Hajdari thyen heshtjen, nga vrasja e Azemit deri tek rikthimi në PD: Vendi duhet të qeveriset nga të rinjtë

  • PublishedSeptember 13, 2024

Dje u shënuan 26 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, e cilësuar si vrasja e shekullit.

Në një lidhje direkte për “Breaking” në Top News, Rudina Hajdari u shpreh se sot, Azemi duhet të kujtohet për veprat politike që ai la pas, teksa theksoi se drejtësia nuk e ka çuar në vend zbardhjen e ngjarjes.

Ai nuk më mungon vetëm mua por të gjithë shqiptarëve që e kane vlerësuar veprën dhe rrugëtimin e tij politik.  Mendoj që drejtësia nuk mund të vrasje dot vrasjen e shekullit dhe të ndërlikuar. Drejtësia nuk ka funksionuar dhe vrasja e Azem Hajdarit është politike, kjo e ka bërë të pamundur që drejtësia të veprojë në mënyrë të gjithanshme. Ndaj tij janë bërë dhe atentate dhe e rëndësishme është kush e urdhëroi vrasjen e tij. Politika ka pasur ndikimin e saj në zbardhjen e vrasjes së babait. Nuk kam dashur kurrë që ky të jetë thelbi apo fokusi i Azem Hajdarit, ai ka lënë impaktin e tij dhe sot duhet të kujtojmë figurën që ai kishte”-tha Rudina.

Hajdari u pyet edhe për angazhimet e saj në politikë.

“Për momentin nuk shikoj copëzim, mendoj se PD ka pasur rrugëtim të vështirë vitet e fundit. Vendimet e viteve të fundit, lënia e mandateve, bojkotimi i zgjedhjeve, mënyra si rrodhën ngjarjet. Të gjitha këto janë shkak pasojë. Ajo që ndodhi vitin e fundit me rikthimin e vulës në PD ishte ngjarje pozitive për demokratët. Unë kam qenë aktive pjesë e Këshillit Kombëtar, kam dhënë mendimet e mia. Kam thënë që vendi meriton të qeveriset nga të rinjtë dhe një ekip të fortë.”-tha Rudina Hajdari.



AlbaniaWeb.net