Thu, Sep 19, 2024

Mandati i Xhaçkës/ Ambasada Amerikane reagon pas vendimit të Kuvendit: Shpërfillën vendimin e Kushtetueses, të respektohet ligji

  • PublishedSeptember 13, 2024

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pasi vota e deputetëve socialistë pengoi për herë të tretë kalimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes së mandatit të ish-Ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Reagimi i plotë: Ambasada e SHBA ndan shqetësimin e Delegacionit të Bashkimit Europian lidhur me vendimin e Parlamentit të Shqipërisë për të shpërfillur një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Siç vërejti kohët e fundit Kryetarja e Parlamentit, marrja e hapave të nevojshme për vendimet e Gjykatës Kushtetuese është përgjegjësi qendrore e Parlamentit dhe është gjithashtu jetike për ndarjen e pushteteve. Qeveria dhe institucionet duhet të respektojnë rregullat, ligjet, vendimet e gjykatave dhe kushtetutën – të gjitha të cilat janë aty për të siguruar që sistemi demokratik është i shëndetshëm dhe lulëzon.



AlbaniaWeb.net