Thu, Nov 28, 2024

Ndodh edhe kështu! Trafikantët “ngatërrohen” dhe nuk marrin drogën, 50 kg kokainë përfundon në supermarket… e fshehur në banane

  • PublishedSeptember 13, 2024

Duket se trafikantët e kokainës kanë hasur në një pengesë “interesante”, dhe droga në vend që të përfundonte në duart e tyre… përfundoi në raftet e supermarketit!

Sipas mediave të huaja dhjetëra kilogramë kokainë u gjetën nga stafi në degët Grand Frais në rajonin Bourgogne-Franche-Comté të Francës lindore, në dërgesat e bananeve në katër dyqane të zinxhirit francez të supermarketeve.

Deri tani policia nuk është e sigurt se kush mund të ketë qenë pritësi i lëndës, ndërsa sipas raportimeve, stafi në degët e Grand Frais zbuloi 40 deri në 50 kilogramë drogë të fshehura nën paleta me banane.

Autoritetet kanë nisur hetimet dhe nga dyshimet e para, mendohet se droga vjen nga Kolumbia.

Olivier Caracotch, një prokuror në Dijon, në Burgundy, tha se 10 kilogramë kokainë u gjetën në shpërndarjen e frutave në dyqanin Grand Frais në Beaune. 10 deri në 12 kilogramë të tjera u gjetën në dërgesa të ngjashme në tre dyqane të tjera.

Një zëdhënës i Grand Frais tha: Ne po punojmë ngushtë me policinë për të siguruar mbarëvajtjen e hetimit dhe sigurinë e stafit dhe klientëve tanë.



AlbaniaWeb.net