E pret një kalendar “ferri”, Inzaghi planifikon rotacion ndaj Monza-s, Asllani projektohet titullar
Inter dhe të gjithë ekipet e mëdha i pret tani një kalendar asfiksues. Zikaltërit duhet të bëjnë llogaritë me një tur të vërtetë force, ku brenda pak ditësh luajnë me Monza-n në Serie A, më pas përballen me Man.City në Champions League, ndërsa fundjavën e ardhshme luhet derbi i “Madonnina-s” kundër Milan.
Në kushte të tilla, trajneri Inzaghi dhe stafi i tij kanë nisur të projektojnë një rotacion në shkallë të gjerë për takimin e parë kundër Monza-s, për të qenë në kushte të mira për dy super sfida e radhës. Me një kalendar të tillë është e pamundur që Inzaghi të mos bëjnë një rotacion të ndjeshme në skuadër.
Sipas Corriere dello Sport, për takimin e së dielës kundër Monza-s, Inzaghi pritet t’i besojë një fanellë titullari Kristjan Asllanit. Shqetësimi më i madh i teknikut zikaltër është të menaxhojë si duhet Calhanoglun, një nga lojtarët e pakët të paprekshëm në skemat e tij. Fantazisiti turk nuk është në kushtet më të mira fizike, për këtë arsye do të kursehet ndaj Monza-s. Ndërkohë zëvendësuesi i tij, Kristjan Asllani ofron garanci, është gati të veshë fanellën e titullarit.
Jo vetëm Calhanoglu, Inzaghi pritet të lë pushim kapitenin Lautaro Martinez dhe disa titullarë të tjerë.
()