Sun, Nov 24, 2024

Dështim i kushtueshëm për Milanin, kubi kuqezi mendon për shitjen e De Ketelare

  • PublishedMay 30, 2023


Dështim i kushtueshëm për Milanin, kubi kuqezi mendon për shitjen e De Ketelare

30 May, 2023

30 May, 2023

Pas një sezoni të shpëtuar vetëm nga kualifikimi në Ligën e Kampioneve, te Milani ka ardhur koha e bilanceve dhe ato të merkatos flasin për dështime të dyshes Masa-Maldini. Padyshim dështimi më i bujshëm i kuqezinjve ishte Sharl De Ketelare.

Belgu u afrua me shumë bujë dhe shumëkush nisi krahasimet me legjendën Kaka. Por fusha e lojës tregoi krejt të kundërtën dhe lojtari i afruar për 35 milionë euro nga Bryzh nuk e justifikoi asnjëherë këtë shifër.

Sipas “MilanNeës.it”, portal pranë klubit, kuqezinjtë kanë bërë vlerësimet e duhura për futbollistin dhe kanë vendosur që nuk do ta japin në huazim në sezonin e ardhshëm. “Ideja është të mbahet futbollisti edhe një vit në Milanelo, ku mund të ketë përgatitjen e duhur atletike që në ditën e parë të grumbullimit.

Opsioni kryesor mbetet i qëndrimit te Milani, por nëse do të mbërrijë një ofertë e përafërt me vlerën e investuar, Milani do ta merrte në konsideratë. Por bëhet fjalë vetëm për shitje përfundimtare dhe jo për huazime”, shkruan portali në fjalë.

PANORAMASPORT.AL

© AlbaniaWeb.net