Sun, Nov 24, 2024

Debati mbi pagat/ Shehaj: Ti u zgjodhe këshilltar bashkiak, do e marrësh rrogën? Shabani: Do ua jap qytetarëve, u qetësove tani?

  • PublishedMay 30, 2023

Gjatë debatit për rritjen e pagave në studion e emisionit “Open”, kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani u shpreh se në majën e piramidës në demokraci duhet të jetë qytetari dhe jo pushtetarët.

Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj është ka pyetur këtë të fundit nëse do e marrë pagën si pjesë e administratës se duke qenë se Shabani është zgjedhur në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Kësaj pyetjeje ai i është përgjigjur duke thënë se atë do ua japë qytetarëve, ndërsa iu kthye duke thënë se gjatë kohës kur Shehaj ishte funksionare thoshte “ku është problemi këtu”, problem të cilin, sipas tij ajo nuk e sheh.

Pjesë nga debati:

Shabani: Në majë të piramidës në demokraci është qytetari. Këtyre u paguhen të gjitha, makinat, shtëpitë.

Shehaj: Ti u zgjodhe këshilltar bashkiak, do e marrësh atë pagesën?

Shabani: Do ia jap qytetarëve. U qetësove tani?

Shehaj: Ndryshe nga ti unë nuk flas me populizëm, por me fakte.

Shabani: Çfarë halli ke ti?

Shabani: Ti kur ishe në funksion thoshe ku është problemi këtu. Ti nuk e sheh problemin këtu.

Shehaj: Të paktën unë nuk dal në televizione që të flas për ata që më paguajnë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.