Sun, Nov 17, 2024

Ardian Bujupi publikon partneren? Ja postimi që ngjalli dyshimet

  • PublishedSeptember 15, 2024

Rreth një vit më parë Ardian Bujupi i dha fund beqarisë nëpërmjet një dasme private.

Për një kohë të gjatë ai nuk e postoi asnjëherë partneren mirëpo një postim në InstaStory i Ardian Bujupit i bërë mbrëmjen e djeshme ka ngjallur dyshime se mund të ketë zbuluar partneren.

Në foton e postuar prej tij shihet një vajzë bjonde shumë simpatike.

Ardiani ka zgjedhur të mos shkruajë asgjë në foton e postuar duke shtuar kështu kuriozitetin nëse është vajza që i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit kosovar.