“Nëse Shqipëria mund korrupsionin, do të integrohet në Bashkimin Europian”, zyrtarja e DASH: Mbajeni nën kontroll, ne do t’ju mbështesim
Drejtoresha për Çështjet e Europës Jugore-Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, Colleen Hyland tha gjatë konferencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor të mbajtur në Tiranë se problemi I korrupsionit në Shqipëri duhet të mbahet nën kontroll.
“Korrupsioni është një çështje e madhe jo vetëm në Shqipëri apo Ballkan. Ky problem duhet tejkaluar me ndihmën e SPAK. Nëse vendi mund korrupsionin do të integrohet në Bashkimin Europian dhe do të thithte investime. Duhet të mbani ne kontroll korrupsioni dhe ndryshmet ligjore që bëni duhet të jenë përputhje me BE. Në si SHBA do ju mbështesim”, tha zyrtarja e DASH.
AlbaniaWeb.net