Sat, Sep 21, 2024

Mos vallë Lotina sapo iu përgjigj komenteve se ngjan me Loredanën?

  • PublishedSeptember 16, 2024

Reperi i njohur Mozzik, po e shijon në maksimum lidhjen e tij me të dashurën Lotina Hazirin. Dyshja e bëri publike lidhjen e tyre pak kohë më parë dhe që prej asaj kohe janë parë të ndajnë nëpër rrjete sociale momente nga përditshmëria e tyre. Mirëpo një koment që ata i ka shoqëruar gjithmonë ka qenë ngjashmëria që shumë njerëz shohin tek Lotina dhe Loredana, ish-e dashura e Mozzik.

Dhe mesa duket, nëpërmjet postimit të fundit të bërë nga Lotina, kjo e fundit ia “ka mbyllur gojën” të gjithëve.

“Dy njerëzit e vetëm në botë me të cilët mund të ngjaj unë”, -ka shkruar ajo.

E në fakt, Lotina dhe nëna e saj duken si dy pika uji.