Mon, Nov 25, 2024

“Po u zbërthye SKY do ketë katastrofë”, paralajmërimi i fortë i ekspertit: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar, ditët në vazhdim pritet…

  • PublishedSeptember 16, 2024

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë paralajmërime të forta në lidhje me përgjimet në SKY EÇ, duke thënë se nëse zbërthen të gjitha bisedat dhe faktohen, do të krijonte një ‘katastrofë të madhe’.

Sipas profesorit, këto ditë pritet që të ketë një tjetër operacion nga SPAK, ndërsa thekson se prokurorët e SPAK janë të kërcënuar, për shkak të disa dosjeve kriminale që kanë në dispozicion.

‘Kanë më shumë nga kriminelë dhe banditë, brenda dhe jashtë burgut, që janë në kërkim ndërkombëtar dhe janë në Shqipëri. Këta po i rrezikojnë shumë Prokurorët e SPAK dhe mund të bëjnë dhe sulm, jo politikanët. Nuk do jetë e largët dita kur të ketë rrezik real, sepse po nxehen dosjet në SPAK.

Janë me miliona mesazhe që kërkon tre SPAK të tjerë për t’u marrë me SKY, më shumë se çfarë dimë. Po u zbërthye SKY do ketë një katastrofë të madhe, në polikë, media, krim. Ka sinjale që janë nën kërcënim të vazhdueshëm, pritet këto ditë se do të ketë operacione të tjera”, tha eksperti.

Sipas tij, rastet e verës treguan se autorë ishin tre persona të shpallur në kërkim, të cilët thotë Karamuço, tregojnë se kanë mbrojtje në vendin tonë.



AlbaniaWeb.net