Sun, Nov 24, 2024

“Bashkëpunim për migracionin”, kryeministri britanik shpreh interes për marrëveshjen e Italisë me Shqipërinë për emigrantët e paligjshëm

  • PublishedSeptember 17, 2024

Kryeministri britanik, Keir Starmer shprehu interes për marrëveshjen e migracionit Itali-Shqipëri, tha kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, teksa Mbretëria e Bashkuar u zotua të dërgojë 4 milionë funte për të mbështetur planin e vendit kundër migracionit të parregullt.

Gjatë vizitës në Romë, Starmer foli për rëndësinë e marrëdhënieve midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Italisë, por theksoi se ishte më i interesuar për strategjinë e Italisë për të ndaluar emigrantët të arrijnë në vend sesa marrëveshja e saj me Shqipërinë, e cila është disa javë larg përfundimit.

Migrimi ishte në krye te diskutimeve gjatë këtij takimi, teksa miliona paundët që Britania e Madhe do t’i dërgojë Italisë do të kontribuojnë në projektin e qeverisë italiane për të trajtuar shkaqet rrënjësore të migrimit të parregullt.

Asnjë komb në vetvete nuk mund të jetë efektiv në çmontimin e rrjetit të trafikimit të qenieve njerëzore. Do të gjejmë një mënyrë të strukturuar që agjencitë e zbatimit të ligjit të të dy vendeve të punonin së bashku”, tha Meloni në konferencën për shtyp.

Duke reflektuar mbi diskutimet për marrëveshjen me Shqipërinë, Meloni tha se “qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka treguar interes të madh për këtë marrëveshje” dhe të dy vendet donin “të përmirësonin këtë marrëdhënie shumë të mirë midis Italisë dhe Britanisë së Madhe” dhe “të rrisin bashkëpunimin me BE-në”.

Starmer vlerësoi “përparimin e qeverisë italiane në uljen e numrit të emigrantëve të paligjshëm”.

Ne jemi pragmatistë, para së gjithash. Kur shohim një sfidë, diskutojmë me miqtë dhe aleatët tanë qasjet e ndryshme që po ndërmerren, shikojmë se çfarë funksionon dhe kjo është qasja që kemi marrë sot. Dhe ka qenë një ditë shumë produktive”, u shpreh Starmer një ditë më parë.



AlbaniaWeb.net