Sat, Nov 23, 2024

Ultimatumi i Kosovës, deputetja Kusari Lila për “Shqipëria Live”: Po na cenohet sovraniteti, Vuçiç dha një urdhër

  • PublishedSeptember 17, 2024

Deputetja Mimoza Kusari Lila gjatë një interviste për emisionin “Shqipëria Live” në AlbaniaWeb.net tha se të shtatë pikat e propozuara nga presidenti Aleksandar Vuçiç cenojnë sovranitetin e Kosovës.

Moderatorja Sidorela Gjoni: A ju habiti ndonjë nga pikat dhe cila nga ato mund ta bëjë qeverinë tuaj të ulet të dialogojë?

Deputetja Mimoza Kusari Lila: Paralajmërimet e kësaj konference kanë qenë më dramatike dhe ndoshta më të errëta me pretendimet dhe synimet e Serbisë kundrejt Kosovës, mos harrojmë është i njëjti shtet që një vit më parë kreu sulm terrorist ndaj policisë dhe territorit të Kosovës.

Të gjitha pikat e Vu֛çiç janë pika që cenojnë sovranitetin dhe integritetin e Kosovës. Në nëntor të vitit 2022 kur kishim tërheqjen e zyrtarëve serb në katër komunat në veri, ishte urdhri i Vuçiçit që bëri tërheqjen e tyre dhe tani kërkon po i njëjti në një disfatë totale që të ndodhë një realitet në veri në të cilin do të krijoheshin kushte për aneksimin e veriut apo për uljen në tavolinë për një status të ri të veriut.



AlbaniaWeb.net