Greqi, zhduket 25-vjeçari! Shqiptari i dytë i humbur brenda javës
Autoritetet greke janë në alarm për zhdukjen e një 25-vjeçari nga Paleo Faliro në Athinë. Ai është është Kristian Tozaj me origjinë shqiptare, gjurmët e të cilit humbën më 05.09.2024.
“Buzëqeshja e Fëmijës” është njoftuar për zhdukjen e tij ditën e hënë 16.09.2024 dhe ka vazhduar me publikimin e të dhënave të të rriturit, me kërkesë të familjarëve të tij, pasi mund të ketë arsye që e vënë në rrezik jetën e tij.
Tozaj është 1,80 m i gjatë, i hollë, ka flokë kafe dhe sy kafe. Nuk dihet se çfarë kishte veshur ditën kur u zhduk.
Kushdo që ka ndonjë informacion është i lutur të kontaktojë “Buzëqeshja e Fëmijës” në telefon 24 orë në ditë, në “Linjën Kombëtare për të Rriturit e Humbur – 1017”, në të gjitha Drejtoritë e Policisë në vend si dhe përmes aplikacionit Missing Alert ku ka informacione të drejtpërdrejta për zhdukjen.
Ndërkohë, auutoritetet greke janë alarmuar për zhdukjen e një vajze 23-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila banonte në zonën e Harilaou në Selanik.
AlbaniaWeb.net